Zgjedhjet dhe rezultati i tyre në vend janë tema kryesore e diskutimeve në gjithë Shqipërinë. Rezultatet e deritanishme të numërimit të votave tregojnë një avantazh të qartë të PS kundrejt opozitës. Lidhur me humbjen e PD diskutuan sot në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Arjan Çani, Mustafa Nano, Adriatik Lapaj, Ervin Goci.
Përmes deklaratave të tyre, ata treguan disa nga arsyet e humbjes së PD përballë PS.
“Mendoj që Basha ka rënë në kurthin e vet. Sipas një statusi të Fugës, Basha ka një rritje të jashtëzakonshme me rreth 17 mandate. Në këto kushte nëse duhej të jepte një frymëzim ka nevojë për një model të ri lidershipi. Basha duhet të bëjë transformime rrënjësore në axhendën e vet politike dhe të ndryshojë komplet konceptin. Duhet të fusim konceptin që kush ka përgjegjësinë e drejtimit ka përgjegjësi edhe për rezultatin. Nëse ai i hyn kësaj rruge nuk ka rëndësi, nëse i arrin në këto zgjedhje apo tek të tjerat. Struktura mendore për politikën nuk vjen nga letërsia, por nga sjellja politike. Në fillim të viteve '90 ka pasur cilësi më të mirë”, tha Goci.
“Ervini mendon se shumica e banorëve të këtij vendi mendojnë si Ervini. Unë mendoj si ai por faktet më bëjnë të mendoj se Shqipëria është një provincë turke. Kemi diagnozë të ndryshme për popullin. Nuk është faji i popullit. Edi Rama u bë ky që është sepse bëri dorë të fortë në parti, gjeti demokraci, e mblodhi dhe sot vazhdon mandatin e tretë”, tha Çani.
“Nëse ka një lajm të mirë ne pas 10 ditësh po dimë sa i vlen lëkura secilit në opozitë. Ne duhet t'i themi”, tha Lapaj.
“Mendoj që problemi kryesor i liderit të opozitës është që nuk i ka treguar qytetarëve që është lideri i opozitës. Ai është i vetmi që nuk ka krijuar personalitet. Basha nuk e shndërroi dot në frymë moderacionin sepse Mziu fliste për tjetër gjë. Bashë bëri një fushatë që nuk kishte lidhje me PD. Ai ka marrë gjërat sepse ka dashur Berisha. Partitë shqiptare janë të vdekura, liderat bëjnë çfarë të duan, nuk del një zë që të thotë je gabim”, tha Nano.



