Propozimi europian/ Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi trepalësh në Ohër

Propozimi europian/ Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit, nis takimi trepalësh në Ohër

Pas takimeve “kokë më kokë” me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dy krerët e shteteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur takimin e përbashkët në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.

Paraprakisht, Kurti dhe Vuçiç takuan ndaras Borrell’in, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi trepalësh ishte paraparë të fillojë në orën 13:30, por ka nisur me afro dy orë vonesë.

Pas takimit trepalësh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për media.

Kurti para fillimit të takimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se në Ohër ka ardhur për bisedime për të arritur marrëveshje.

Megjithatë ai ka bërë të ditur se nuk ka tekst të përfunduar për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel, prandaj do të ketë bisedime për këtë çështje.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy