Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

Alibeaj: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përmes një deklarate për media u ka bërë thirrje sot qytetarëve të mos votojnë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas Alibeajt, çdo shqiptar e ka parë se si non grata e Tom Doshit ka përcaktuar kandidaten e Partisë Socialiste në Shkodër.

Alibeaj theksoi se kush zgjedh “partinë e re të Metes dhe Berishës” mban në pushtet kryeministrin Edi Rama, dhe “kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën”.

 DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI ENKELEJD ALIBEAJ

Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.

Shkodranët e dinë se cfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës.

Prandaj shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosi nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e radhës me Ramën.

Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do ti nënshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si  non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:

Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin!

Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!

Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy