
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për kandidatin për deputetë të subjektit politik “Lëvizja për Ndryshim”, Adrian Vullnet Gjoka, në kuadër të procesit të dekriminalizimit.
Sipas dokumentit që Organi i akuzës i ka dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ardian Gjoka nga verifikimet e tyre nuk rezulton të jetë dënuar me vendim të formës së prerë, por ndaj tij ka nisur një hetim në v itin 2017 për “Falsifikim dokumentesh”.
Prokuroria bën me dije se vetëdeklaruesi, Adrian Gjoka, kandidat për deputet, nuk rezulton të ketë gjeneralitete të tjera, nuk rezulton të jetë i dënuar, porse rezulton të ketë qenë person nën hetim dhe i akuzuar për kryerje të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe për këtë është i dënuar me tre muaj burg nga Gjykata e rrethit Tiranë me vendim gjyqësor jo përfundimtar.
Dokumentet e Prokurorisë së Përgjithshme për KQZ:



