
Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar për ish kryeministrin italian për të cilin u shpreh se leksiku i Silvio Berlusconit është pa klishe. Ai tha se Berlusconi e nisi karrierën si një njeri me ego të madhe, por e përfundoi si delirant. ‘Berlusconi e nisi brenda një kontesti në biznes, pastaj u fut në politikë dhe kur u fut këtu nuk pati më klishe. Në këtë kuptim ishte atipik, por atë që solli ky në kontekstin e vete në politikë ishte shumë agresivitet, dhe këto janë karakteristika të një sipërmarrësi që nuk e njeh dështimin. Diçka që nuk arrihet me pak arrihet me shumë dhe më shumë. Berlusconi e nisi karrierën si një njeri me ego të madhe, por e përfundoi si delirant”.



