Amfiteatri i Durrësit me koncesion/ Duma: Masakër historike mbi mijëra vite qytetërim

Amfiteatri i Durrësit me koncesion/ Duma: Masakër historike mbi mijëra vite qytetërim

Deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar pas hedhjes për konsultim publik të Planit të Menaxhimit të Zonave Arkeologjike A dhe B të Durrësit për vitin 2021-2028, që është hedhur në konsultim nga Ministria e Kulturës dhe mund të shkohet drejt menaxhimit te privati.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Duma ka hedhur akuza mbi qeverinë duke thënë se kanë masakruar çdo pasuri nëntokë dhe mbitoke.

Duma shkruan se qeveria kur zbulon muret antike i muros, ndërsa qytetin antik e shkatërron duke i hedhur beton dhe duke e djegur.

MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.

I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!

E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.

Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!!

Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.

Kur e zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin antik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!

Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuar Amfiteatrin e Durrësit?!

Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!

Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!

I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.

Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy