
Gjykata Speciale e Hagës ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në njoftimin e bërë thuhet se seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet të martën më 14 shtator në orën 14:30.
Prokuroria e Specializuar në Hagë, ka thënë se nga mesi i muajit shtator, do t’i përfundojnë hetimet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte.
‘Ne parashikojmë që materialet t’i dorëzojmë në javën e dytë të shtatorit 2021. Arsyeja për këtë vonesë është për shkak të ri kategorizimit të provave dhe kjo kërkon kohë për të përfunduar kjo procedurë”, tha prokurorja.
Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar nga zyrat e Prokurorisë Speciale.
Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit.



