Kadilli prezanton lëvizjen e re brenda PD-“Iniciativa Demokratike”: Kjo strukturë është vetëvepruese (VIDEO)

Kadilli prezanton lëvizjen e re brenda PD-“Iniciativa Demokratike”: Kjo strukturë është vetëvepruese (VIDEO)

Anëtari i PD Fatbardh Kadilli, ka prezantuar sot një lëvizje të re brenda Partisë Demokratike, të emërtuar si “Iniciativa Demokratike” e cila sipas Kadillit, do të veprojë brenda filozofisë së PD, dhe do të ketë në përbërje zëra të njohur në radhët e demokratëve. Gjatë prezantimit të programit të kësaj iniciative, Kadilli, tha se kjo strukturë do të jetë vetëvepruese, dhe si e tillë nuk merr porosi nga partia.

“Në përputhje të plotë me statutin e PD, shpallim krijimin e një nisme të re, e pangjashme dhe e pashfrytëzuar më parë. Këtë mundësi na e jep statuti, për të shfrytëzuar talentet e pashfrytëzuara të kësaj partie. Në sjellim ide, për një mendim të ri politik, për një aksion të ri politik, për një opozitë të vërtetë, të besueshme.

Kjo strukturë është vetëvepruese, nuk merr porosi, por qëndron brenda kuadrit dhe filozofisë së Partisë Demokratike. Ne kemi vendosmërinë, guximin, pastërtinë të përballemi me të keqen, brenda dhe jashtë nesh. Qëllimi është një Shqipëri e drejtë dhe konkuruese”, ka thënë ndër të tjera Fatbardh Kadilli.

Të pranishëm në prezentimin e kësaj inicitiave ishin Ivi Kasi, Artan Hoxha, Enno Bozdo dhe të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy