Gupi: Erion Veliaj fshiu fotot me Aleks Sorosin në Instagram 

Gupi: Erion Veliaj fshiu fotot me Aleks Sorosin në Instagram 

Avokati dhe pedagogu Marsid Gupi tha në emisionin “Zonë e Lirë” se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK, ka fshirë fotot me Aleks Sorosin në Instagram.

Sipas Gupit ky detaj i ka shpëtuar medias. 

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Gupi tha:

Kjo i ka kapur pa përgatitur. S’ka patur informacion që do ekzekutohej arrestimi. Pas zgjedhjeve s’do ishte aq problem. Rama ka hallin e interesit të vet. Unë s’e mendoj që është teatër. Lali Eri ka fshirë fotot me Aleks Sorosin nga Instagrami i vet. Nuk ka asnjë foto bashkë me Aleks Sorosin. Ky detaj i ka shpëtuar medias.

Rama ndodhet midis dy zjarreve. E para është goditur infrastruktura që krijon vota. Zjarri i parë është lufta me SPAK-un, dhe Rama e di që kur fusha është bosh do bjerë mbreti. Trysnia e dytë është që nëse Veliaj e shikon që ky proces e rrezikon, ku dënimi minimal është 10 vjet, ka frikën se Veliaj është njeri me informacione dhe prova, s'është njeri i lehtë. Tigri s'ka qenë aq i afërt me Ramën dhe s'ka infrastrukturën e Veliajt”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy