Raporti i DASH, Rama i përgjigjet Bashës: Selia e Përkthimeve të Gabuara

Raporti i DASH, Rama i përgjigjet Bashës: Selia e Përkthimeve të Gabuara

Pak orë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ekonominë në Shqipëri, ku u shpreh se ajo është duke u “groposur” për shkak të Ramës dhe oligarkëve të qeverisë.

Duke iu përgjigjur edhe opozitës, Rama thotë se selia e përkthimeve të gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë.

"Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë". Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë. Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë", shkruan Rama.

Në lidhje me këtë raport Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se sëbashku me një grup oligarkësh po plaçkisin e shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

Qeveria amerikane është institucioni më i fundit që po konfirmon politikën korruptive dhe kriminale të Edi Ramës. Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit në botë, thekson së Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit, mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit në PPP DHE prokurime publike dhe mumgesës së konkurrencës”, shkruan Basha.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook", kreu i opozitës thotë se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj gjatë pesë viteve të fundit.
Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune. Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike.

Më tej kryedemokrati shkruan se kombinimi krim i fortë + ekonomi e dobët është minë me sahat për çdo shoqëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy