Kandidatja e PSD në Gjirokastër: Do të marr votat e të pakënaqurve

Kandidatja e PSD në Gjirokastër: Do të marr votat e të pakënaqurve

Elektorati gri është ai që kandidatja e PSD-së në Gjirokastër, Anduela Caca, synon ta ketë mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit. Në studion e lajmeve në MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Caca tha se numri i të pakënaqurve është rritur në qarkun e Gjirokastrës.

Në Gjirokastër duke parë ndryshimet e fundit dhe ikjen e njerëzve, por edhe mosfunksionimin e universitetit është krijuar një pjesë e pakënaqur e elektoratit. Unë mendoj që kjo pjesë dhe intelektualët që mendojnë ndryshe do të jenë mbështetësit e mi.

Caca tha se deputetët që kanë përfaqësuar Gjirokastrën në Parlament e kanë shkëputur lidhjen me elektoratin.

Këta deputetë janë turistë fundjave në Gjirokastër. Zhvillimi nuk vjen vetvetiu.

E pyetur nëse fakti që kreu i PSD-së është në listën e personave non grata në SHBA do ta dëmtojë PSD-në, Caca tha se është elektorati ai që vendos me votë.                         

Mendoj se elektorati i PSD nuk është krijuar vitet e fundit. Është prej 30 vitesh dhe kjo parti e ka treguar kontributin e saj. PSD ka vendosur balancat në politikën shqiptare. Ambasadorët e BE kanë thënë që votuesi vendos dhe është elektorati ai që vendos në këto zgjedhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy