Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla foli mbi procesin për zgjedhjen e presidentit që do të nisë nesër, dhe që sipas tij do të jetë transparent. Gjatë një prononcimi për mediat Balla tha se Shqipërisë i duhet një president normal dhe që na bashkon.
Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës, pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe. Do vazhdojmë ta themi që ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, na duhet një president normal dhe mbi te gjitha një president që na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtar. Ky do të jetë një proces që fillon që ditën e nesërme dhe do të ecë përpara. Procesi ka disa garanci dhe verifikime”.



