Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli është paraqitur sot në SPAK.
Në një raportim për Mcn Live, gazetari Rusta bën me dije:
"Për afro 60 minuta në SPAK si person që ka cilësi për rrethanat e hetimit kreu i ARRSH-së z.Gentian Gjyli. Ai ka mbërritur pa praninë e një avokati, me disa dokumente në dorë, në përgjigje të fletë-thirrjes për të dhënë shpjegime në SPAK. Është një hetim intensiv që ka nisur me paraardhësin e z.Gjyli, z. Beberi, që ndodhet në masën arrest në qeli. Janë disa tendera që SPAK po i verifikon në lidhje me prokurimet publike dhe investimet në rrugët e vendit".
Kujtojmë që Gjyli është emëruar drejtor i ARRSH-së në mars të vitit të kaluar.



