Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është përlotur në emisionin “Stay Tuned” teksa po fliste për babain, që është ndarë nga jeta tre vjet më parë.
Gjosha thotë se pas çdo interviste babai e telefononte dhe e mbështeste, duke theksuar se ai njeri ka frymëzuar qenien e saj si politikane.
Ka shumë njerëz që bëjnë atë puzzle-in e madh të forcës sime. Nis me babain që sot s’jeton më, por që ka qenë gjithmonë mbështetje e jashtëzakonshme për mua. Pavarësisht frikërave të tij për futjen tim në politikë. Pas çdo interviste ai me telefononte dhe frymëzonte qenien time si politikane. Kam ndryshuar shumë me ikjen e babait. Sepse kupton që po të largohet ai njeriu që të mbështet shumë edhe frikësohesh. Një nga vendimet për të qenë pak me qetë, ose për të reflektuar për jetën time dhe angazhimin tim, ka qenë edhe largimi i tij nga kjo jetë.
Nuk është e thjeshtë të flas për të, edhe përlotem shumë, ndonjëherë njerëzit mund ta marrin edhe për dobësi, po le të jetë kjo dobësia ime, dashuria që kam për të, malli që kam për të, edhe kujtimet që ruaj me të”.



