Ursula Von der Leyen nga samiti në Slloveni: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

Ursula Von der Leyen nga samiti në Slloveni: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

Para nisjes së punimeve në Samitin e sotëm me vendet e Ballkanit Perëndimor në Slloveni, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në një deklaratë paraprake për media, ka thënë se Bashkimi Evropian do të duhet që të dërgoj mesazh pozitivë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen BE-së, kjo edhe pavarësisht negociatave të ngecura.

Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera ajo është shprehur se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se gjashtë vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj.

“Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”,-ka thënë ajo.

Nga ana e tij, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, përpara nisjes së Samitit midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka theksuar rëndësinë për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet, janë aktualisht të bllokuara nga një vetë e Bullgarisë ndaj maqedonasve.

Hapi tjetër sipas komisionerit, duhet të jetë hapja e kapitujve të anëtarësimit me Serbinë. Edhe ky proces, është i mbetur në kohë. Në këtë mënyrë, mund të përshpejtohet edhe procesi i fillimit të hapjes së negociatave me Bosnjë dhe Hercegovinës.

Për sa i përket Kosovës, Varhelyi e theksoi si themelore heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fill pas arritjes në Bërdo të Sllovenisë ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka përsëritur faktin që Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave, megjithatë ai tha se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi si projekti më i rëndësishëm politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kurti ka folur edhe për pesëshen mosnjohëse të BE-së, të cilat i ftoi t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy