Salianji në Voskop të Korçës: Zero taksë për fermerët që punojnë tokën

Salianji në Voskop të Korçës: Zero taksë për fermerët që punojnë tokën

Ish-deputeti i PD-së Eervin Salianji ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Voskop të Korçës. Salianji theksoi se me PD-në në qeveri, do ketë zero taksë për fermerët që punojnë tokën, duke shtuar se maxhoranca e djathtë do të japë subvencione të drejtpërdrejta.

PS nuk ka bërë asgjë për bujqësinë. Ka rritur çmimin e naftës, të pesticideve, ka rritur taksën e tokës. Tregu është bërë vetëm pronë e disa njerëzve të këtyre. Fshatin do e nxjerrim nga gjendja e varfërisë. Do japim 400 milionë euro në katër vjet, që ta nxjerrim fshatin nga varfëria. Do bëjmë gjithçka që fshati të ringrihet.

Do nxisim bujkun, që të punojë tokën. Çmimin e energjisë dhe naftës do e paguani më pak. Kjo qeveri bashkëpunon me krimin. Ramës i kanë ikur të gjithë, sepse kemi të bëjmë me regjim. PS nuk ka bërë asgjë të mirë dhe ndaj nuk meriton votën e qytetarëve”, tha Salianji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy