Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu drejtohet me një mesazh të fortë politikanëve shqiptarë, duke iu thënë se marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duhet të respektohet.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadori Soreca iu kërkon palëve politike që çdo propozim për ndryshim duhet ta diskutojnë siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik.
“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”
Deklarata e prezencës së BE në Tiranë është në një linjë me qëndrimin e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
“Jam shumë e kënaqur për faktin se opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjgjësinë e saj për të qenë eangazhuar për të vazhduar për të përfaqësuar. Siç mund ta dini, disa ditë më parë, është tejet e rëndësishme që opzita të mbetet e angazhuar, dhe të gjitha partitë të sjellin propozime reale. Kam kuptuar se sot opozita ja bërë një propozim, dhe jam e kënaqur që kam dëgjuar që PS ka thënë që do ta marrë këtë propozim, dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Ky standard i transparencës dhe i përfshirjes, është saktësisht ajo që duhet të presim nga një vend anëtar i NATO-s, dhe një vend i cili kryeson OSBE. Janë standarde të larta që ju i meritoni ato“, do të shprehej nga Himara ambasadorja e SHBA.



