Barazia gjinore/ Kume: E kanë lënë me vakum, i lë hapësirë ligjeve si surrogacia (VIDEO)

Barazia gjinore/ Kume: E kanë lënë me vakum, i lë hapësirë ligjeve si surrogacia (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se ligji për barazinë gjinore është lënë qëllimisht me vakum në mënyrë që në një të ardhme mund t’i lihet hapësirë ligjeve të reja për surrogacinë. 

 

Më tej Kume tha se ditën e djeshme rendi i ditës ishte aq i ngjeshur sa qytetarëve nuk iu la kohë të informoheshin dhe të merrnin vesh se çfarë ndodh. 

 

Edhe me votë PD ishte kundër, të gjithë ata që ishin në Parlament. PS votoi pro me argumentin sipas tyre që është në kuadër të procesit të integrimit. Balla prezantoi dy amendamentet që nuk prekin identitetin por garantojnë barazinë gjinore mes burrit dhe gruas. 

 

E kanë lënë me vakum, dhe lë hapësirë që të vijnë ligje të tjera si surrogacia apo ligjeve të tjetra ku mund të cenohet familja. 

 

Sipas protestuesve kjo fushatë ka nisur që vitin e kaluar. Në një nga librat e nxënësve ka qenë një burrë i veshur si grua.  Mund të ndëshkohen prindërit nëse i thonë fëmijës je vajzë apo je djalë. 

 

Seanca plenare isjte me 21 pika në rendin e ditës. Dhe budallallëqe të ishin s’do arrije t’i kuptoje, ishte raporti i KLSH. Kishte debate, miratimi i dy komisioneve të posaçme. Nuk i lihej kohë qytetarëve që të ftilloheshin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy