Kalemaj: Rama ka 'hapur' 7 herë shampanjën për hapjen e negociatave por pa rezultat. Kryeministri u hedh ‘hi syve’ shqiptarëve

Kalemaj: Rama ka 'hapur' 7 herë shampanjën për hapjen e negociatave por pa rezultat. Kryeministri u hedh ‘hi syve’ shqiptarëve

KE nuk ka vendosur një datë në konkluzionet për Shqipërinë lidhur me hapjen e kapitujve të parë në negociatat për hyrjen në BE.

Politologu Ilir Kalemaj në studion e “MCN live”, tha se me gjithë këtë, kryeministri Edi Rama, u kujdes të na hidhte hi syve përmes një shoë, duke anashkaluar faktin e mos hapjes së negociatave nga BE.

Rama u kujdesi si gjithmonë që të hedh hi syve, njerëzve përmes një shoë, bënte si dirigjent aty si një shoëman.

Këto nuk kanë fare rëndësi për të tërhequr vëmendjen aty, apo ajo tjetra se unë fola me Vjosa Osmanin dhe Ana Brnabiç, dhe i çova të fala Aleksandrit dhe Albinit, aty ai nuk kishte shkuar për të zgjidhur kriza rajonale.

Ajo që kishte rëndësi, ishte hapja e negociatave për Ukrainë, me Moldavinë dhe fillimi i statusit kandidat nga Gjeorgjia.

Teksa numëroi faktorët që çuan në mos hapje të negociatave, Kalemaj, thotë se Rama ka ‘hapur mëse 7 herë shampanjën’ por pa rezultat final, një datë nga BE.

Lajmi ishte se Shqipëria nuk mori asnjë datë, duhet pritur marsi ose prilli 2024. Nga 2020 deri tani që akoma nuk janë çelur negociatat kemi hapur 7 herë shishen e shampanjës nga Rama, dhe ne ende nuk kemi hapur ato.

Dhe Rama për ta mbuluar këtë, thotë do të shpërblej me rrogë të 13 ata që punuan për integrimin për 1100 veta dhe do marrë AI që të kursejmë miliona euro që të përkthejnë ligjet e BE.

Fakti është që Greqia po të dojë të bllokon, siç bllokoi Hungaria deri në minutën e fundit për Ukrainën, dhe për të u desh gjithë ai lobin nga ana e Macronit, Brukselit, Sholsit, ndërkohë që për Shqipërinë nuk u pa e udhës të bëhet kjo gjë, pikërisht për faktin që Shqipëria nuk kishte përmbushur disa gjëra të tjera siç u panë në raport, siç janë reforma pronësore e tokës, reforma territoriale, reforma digjitale, korrupsioni dhe çështja e bashkëpunimit me OLAF për shkak të IPARD.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy