Basha takon ministrin e Jashtëm të Hungarisë: Shtoni ndihmat, vendi po përballet me krizë ekonomike

Basha takon ministrin e Jashtëm të Hungarisë: Shtoni ndihmat, vendi po përballet me krizë ekonomike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, duke e falenderuar atë për ndihmën me pajisje mbrojtëse.

Basha i kërkoi ministrit të Jashtëm hungarez që të shikojnë më shumë mundësinë për të ndihmuar Shqipërinë.

"Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse  në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në radhët e stafeve mjekësore. E falënderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet çdo ditë", tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se ndihma e sjellë sot nga ministri i Jashtëm i Hungarisë është ndër më të mëdhatë për Shqipërinë.

Sipas tij, vendi ynë ende nuk e ka zbatuar vendimin për paketën e parë të ndihmës, ndërsa paketa e dytë, nuk ka hyrë ende në fuqi.

Kujtojmë se Hungaria ka vendosur një fond prej 30 miliardë euro ose 22% të prodhimit vendas për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy