Xhaçka: 25 mijë banorë kanë ura e rrugë të reja falë kontributit të FA

Xhaçka: 25 mijë banorë kanë ura e rrugë të reja falë kontributit të FA

Batalionet e Xhenios dhe të Artilerisë, 97 vjetori i krijimi i gjen në terren përmes kontributit tëdrejtpërsëdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo zonë të Shqipërisë. Në ceremoninë e posaçme, të organizuar në batalionin e xhenios të Komandës Mbështetëse të FA, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçkarisolli në vëmendje arritjet e efektivëve të xhenios gjatë situatës së emergjencës civile dhe ndërhyrjeve të tyre të frytshme nëçdo moment ku ka pasur vështirësi.

“Vetëm në 3 muajt e fundit, efektivët e batalionit Xhenio i kanë ardhur në ndihmë mbi 25 mijë banorëve në zona problematike duke ndërtuar 12 ura.Por jo vetëm kaq, njësitë edhe repartet xheniere kanë marre pjesë në riparimin e rrugëve, në tharjen e kënetave, në ndërtimin e kanaleve bonifikuse, argjinaturave, hidrovorëve ujësjllsave, eleminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore si tërmet dhe përmbytjet, pa harruar edhe ndërtimin e tuneleve dhe bazave tona ushtarake.Përballimi me sukses i emergjencave civile në ditët e para të muajit Dhjetor ishte një tregues  më i mirë se, Forcat e Armatosura janë në krye të detyrës në çdo moment me atdhedashurie dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj punës", tha ministrja.

Gjatë ditëve të emergjencës civile efektivët e xhenios nuk dhanë ndihmën e tyre vetëm në infrastrukturë por janë gjendur pranë banorëve duke shpërndarë ndihma e mbledhura.

“Krahas kontributit në ndërtimin e urave në kohë rekord efektivët e Komandës Mbeshtetëse, shpërndan mbi 800 ton produkte ushqimore dhe blegtorale në 6 bashki. Më shumë se 5 mijë familje,  u asistuan nga efektivët e FA për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve”, tha Xhaçka.

Në prani të efektivëve të dy batalioneve dhe të ish efektivëve xhenio dhe artilierë, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi modernizimin e Forcave të Armatosura, si prioritetin kryesor të 4 vitete të ardhshme.

“Rikonfirmoj se, Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake, veçanërisht, të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”, tha Ministrja Xhaçka në mbyllje të fjalës së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy