Gjuzi ankesa në Kuvend për votat e pavlefshme: Kryeprokurori të nisë hetimet

Gjuzi ankesa në Kuvend për votat e pavlefshme: Kryeprokurori të nisë hetimet

Ka nisur me debate seanca e sotme e Kuvendit, gjatë së cilës deputeti Kujtim Gjuzi është ankuar për procesin zgjedhor të 25 prillit, tek kryeparlamentari Gramoz Ruçi. 

Ai u shpreh se është ankuar për numrin e votave të pavlefshme, duke shtuar se iu drejtuar kryeprokurorit Olsian Çela që të nisë hetimet.

Poashtu Gjuzi e ka quajtur të nxituar seancën e sotme dhe se programi ka ngarkesë sipas tij, duke shtuar se i janë ndërprerë minutazhet.

„Sot jemi me 7 maj dhe pikërisht dy vite më parë ngritëm opozitën e re. Në fakt jemi opozitë e hershme me ju. Ka një nxitim me seancën plenare. Ngarkesa është super e madhe dhe programi i njoftimit është as 24 orë. Ishim këtu 2 vite së bashku, ishim korrekt me ju. Ju nuk jeni korrekt me ne. Ne keni ndërprerë minutazhet. E kemi të reduktuar dhe nuk kemi pasur mundësinë të përçojmë të vërtetën 100%. Zoti kryetar ju me 25 prill 2021, lejuat kryeministrin që të na mbante në kontroll. Në këto kushte unë protestoj. I drejtohem kryeprokurorit Olsion Çela që të fillojë hetimet lidhur me zgjedhjet. 83 mijë qytetarë s’ka shanse të mos dinin, me ato kutiçkat, këtë ju e bëtë qëllimisht e hoqë emrat e profesorëve të nderuar se keni frikë”,

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se koha e debatit është vendim për arsye të pandemisë, ndërsa sa i përket ankesave për kohën tha se duhet të drejtohet tek institucionet përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy