Seanca e jashtëzakonshme/ Ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje nuk kalojnë në procedurë të përshpejtuar

Seanca e jashtëzakonshme/ Ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje nuk kalojnë në procedurë të përshpejtuar

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sonte përmes një seance të jashtëzakonshme ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje me procedurë të përshpejtuar, përderisa opozita ka dalë kundër këtij ndryshimi.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se me tentimin e tillë VV-ja po dëshiron zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se reformat e tilla zgjedhore në çdo vend të botës nisen nga partitë opozitare e jo nga pushteti. Sipas tij, iniciativa e VV-së është për të çuar vendin drejt një sistemi totalitar.

Nga LDK-ja ka folur kryetari i saj, Lumir Abdixhiku. Ai e ka quajtur të papërgjegjshme e të paprecedent iniciativën e Qeverisë.

“S’bëhet kjo punë natën. Bëhet vetëm si shantazh. Si kërcënim se ja çka ju pret në zgjedhje”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se me këtë veprim është përjashtuar opozita nga procesi që duhej të ishte punë e përbashkët.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pyetur Qeverinë “se çfarë zori ka që po e ngut këtë ligj”.

Me 65 vota pro, e 39 kundër u pamundësua që të arrihet 2/3 e votave të kërkuara që shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Tani Kuvendit të Kosovës, i duhet një seancë tjetër që të vijë në rend dite ky projektligj.

Me 41 nënshkrime, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes kishte bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për “të krijuar bazën ligjore që votuesit jashtë vendit të votojnë direkt në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës”.

Shumica parlamentare, në seancën e radhës, pritet ta propozojë presidentin për votim,me qëllim të konstituimit të institucioneve në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy