Projekt-rezoluta për situatën në Ballkan, Mediu: Shqipëria të marrë hapa konkretë

Projekt-rezoluta për situatën në Ballkan, Mediu: Shqipëria të marrë hapa konkretë

Kreu i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu ka prezantuar sot para mediave projektrezolutën e iniciuar së bashku me deputetë të tjerë të opozitës për situatën në Ballkan dhe Kosovën.

Gjatë fjalës së tij, Mediu tha se kjo projektrezolutë që kërkon marrjen e hapave konkretë nga Shqipëria dhe adresimin e problematikës në NATO do të konsultohet me të gjithë deputetët dhe forcat e tjera politike për të dalë me një qëndrim.

Ai tha se deputetët duhet të luajnë rolin e tyre në diplomaci, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë.

Me kolegun Bujar Leskaj, Isuf Çelaj, por dhe shumë të tjerë kemi menduar që të paraqesim në Kuvendin e Shqipërisë një projekt rezolutë, të cilën do ta diskutojmë me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në mënyrë që të arrijmë në një rezolutë të plotë, të përfaqësojmë qëndrimin e parlamentit dhe të forcave tona politike, për të njehsuar një qëndrim mbarëshqiptar në raport me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit. Kam dëgjuar dhe vlerësime të ndryshme të situatës që nuk jemi në prag lufte, dhe unë besoj dhe shpresoj që nuk jemi, por Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë. Ne duhet të luajmë rolin tonë si deputetë në diplomaci.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:

1. Të ngarkojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë në këshillim me partnerët tanë strategjikë dhe ta adresojë urgjentisht këtë problematikë në NATO.

2. Nëpërmjet delegacioneve të veta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ta shpërndajë këtë rezolutë në këto asamble dhe ta bëjë atë objekt debati atje, si dhe forumet e tjera ndërparlamentare.

3. I kërkon qeverisë, si anëtare e përkohshme për dy vitet e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, të përcaktojë qartësisht objektivat për rajonin dhe Kosovën.

4. Të shtohet mbështetja për Integrimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, duke shpjeguar me theks të ri, se lënia e këtij shteti të ri jashtë, e ekspozon atë dhe rajonin me lehtësi përballë kërcënimeve ruso-serbe.

5. Të organizojë një forum ndërparlamentar Shqipëri – Mali i Zi – Kosovë – Maqedoni e Veriut, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy