Basha: Koha që bota të bashkohet kundër luftës, rezoluta një mundësi për qëndrim të unifikuar në OKB

Basha: Koha që bota të bashkohet kundër luftës, rezoluta një mundësi për qëndrim të unifikuar në OKB

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se tani është koha që bota të bashkohet kundër luftës në Ukrainë.

Kryedemokrati shprehet përmes një postimi në "Twitter" se rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja është një mundësi për të demonstruar unitetin mes kombeve në OKB.



DEKLARATA

Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria SHBA, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.

Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë.

Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. Qëndrojme Me Ukrainën

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy