Basha: “Shteti privat” i Edi Ramës po mbron vëllain e Xhafës

Basha: “Shteti privat” i Edi Ramës po mbron vëllain e Xhafës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Rama se ka ngritur një “shtet privat” me të cilin mbron kriminelët.

"Kanë komplotuar për të mbrojtur një trafikant droge si Agron Xhafaj", tha Basha duke iu referuar rastit “Babale”.  

“Në Shqipëri është instaluar një shtet privat, që funksionon jashtë kushtetutës dhe ligjeve. Dje Edi Rama e pranoi vetë ekzistencën e këtij shteti kur deklaroi se ka një strukturë të posaçme të këtij shteti që i shërben atij. Deputetët, drejtorë policie, prokurorë dhe funksionarë të policisë që fabrikojnë prova për të shpëtuar kriminelët. Edhe pse nuk u përmendën me emër drejtues dhe pjesë e kësaj strukture janë padyshim Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Kryeministri, ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, prokurorja e përgjithshme, drejtori i përgjithshëm i policisë kanë komplotuar për të mbrojtur trafikantin Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm”, tha ai.

Kreu i opozitës akuzoi ministrin e Brendshëm se e ka vënë policinë në shërbim të krimit, njësoj si paraardhësi i tij.

“Emërimi i Xhafajt ishte triumfi i njërës bandë mbi një tjetër. Xhafajt triumfuan mbi Habilajt. Policia e vënë më parë në shërbim të krimit nga Tahiri, është tani në shërbim të krimit nën Xhafën. Arta Marku u soll politikisht në krye të prokurorsë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe këtë e ka bërë me sukses”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy