Ja kush negocioi me ndërkombëtarët që Basha të takojë Mogherinin

Ja kush negocioi me ndërkombëtarët që Basha të takojë Mogherinin

Mbrëmë Lulzim Basha deklaroi se nuk do të ishte pjesë e takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-­së, Federica Mogherini në Tiranë, por sot gjërat ndryshuan dhe në axhendën e saj është parashikuar edhe një takim me kryedemokratin në orën 19:45.

E për këtë duket se një person brenda Partisë Demokratike ka bërë përpjekje të vazhdueshme.

Burime të BalkanWeb thonë se, Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu është impenjuar personalisht që prej tre ditësh të zhvillojë biseda me diplomatë ndërkombëtarë, me qëllim që axhenda e zonjës Mogherini të përfshijë edhe liderin e opozitës.

Dhe ashtu ndodhi. Kryedemokratit Basha i është dhënë mundësia t’i shprehë nga afër përfaqësueses së lartë të BE­së këndvështrimin e tij, të flasë për protestën dhe aksionin opozitar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy