
Gazetari Neritan Sejamini e cilëson arrogante sjelljen e maxhorancës dhe administratës së Kuvendit ndaj opozitës në seancën e sotme. Sejamini tha se është e drejta e opozitës, sado e vogël të jetë ajo, të kërkojë hetim parlamentar.
Nëse ka shqetësim për inceneratorët, si ka mundësi 24 vendime qeverie për 24 orë. Duhet një komision parlamentar që vetëm opozita mund ta bëjë që të shikojë këtë administratë. Kjo ka të bëjë me rolin kontrollues të Kuvendit.
Politikisht ju i jepni urdhër administratës të fikë dritat. Kur dikush u thotë ik dhe ulja levën, është arrogante.
Ka disa rregulla që pakicave parlamentare i njihet e drejta. Ne jemi demokraci kushtetuese. Ka ca rregulla që nuk i shkel dot as shumica. Ka disa të drejta të pakicës. Koncepti i demokracisë nuk është që 51 veta të bëjnë çfarë të duan. Është e drejta e qytetarëve të dinë si janë marrë këto 24 vendime brenda ditës.



