Basha rikthehet në "Çadër": Ja tre mesazhe nga vizita në Uashington

Basha rikthehet në "Çadër": Ja tre mesazhe nga vizita në Uashington

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sapo u kthye nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është bashkuar protestuesve në çadrën e opozitës në bulevard.

Duke folur para të pranishëmve, Basha ka deklaruar se gjatë takimeve të zhvilluara nga Uashington ka marrë 3 mesazhe nga zyrtarët amerikanë, përfshirë ata të administratës Trump. 

“Mesazhi i parë nga vizita në SHBA është përgëzimi për qytetarët shqiptarë, për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë kauzë të madhe që i ndan kombet e civilizuara nga ato të pacivilizuara. Mesazhi i dytë janë falenderimet për qëndresën tuaj. Mesazhi i tretë është ai i mbështetjes totale të miqve tanë. Morëm mbështetjen e gjithanshme të PD nga ekipi fitues i presidentit Trump”, ka thënë Basha. 

Ai ka përsëritur qëndrimin e opozitës për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy