Shtyhet seanca në KQZ për kreun e bashkisë së Mallakastrës, avokati kërkon kohë (VIDEO)

Shtyhet seanca në KQZ për kreun e bashkisë së Mallakastrës, avokati kërkon kohë (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi ditën e sotme mbledhjen për shqyrtimin e rezultatit të Prokurorisë për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Qerim Ismailaj. Ismailaj pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar në Greqi me 3 vite burg.

Gjatë kësaj mbledhje përfaqësuesi i ligjor i kryebashkiakut të Mallakastrës, ka kërkuar të shtyhej seanca pasi koha sipas tij është e pamjaftueshme për të paraqitur mbrojtjen me shkrim.

Jemi njoftuar për tu paraqitur sot në këtë seancë në orën 11, për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës. Po në datën 30.06. në kushtet që jemi njoftuar, pavarësisht se kemi bërë dhe një kërkesë pranë PP për të vënë në dispozicion dokumentin. Do të doja një mbrojtje sa më efektive. Dua kohë të paraqes mbrojtjen me shkrim. Më mjafton edhe 1 ditë sa për të marrë. Nëse ju e vlerësoni.

Qerim Ismailaj rezultoi i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant. Rasti i tij u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Featured image of article: S’e ka idenë fare se ç’bëhej! Kreu i KQZ ngatërron kryebashkiakun e Mallakastrës, çuditet Strati: Jo, jo! Unë jam avokati

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy