Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur këtë premte në prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje se person në dieni në lidhje me hetimet që po kryen për Aeroportin e Vlorës, pas padisë së ortakut të tij, Valon Ademi. Pas tre orësh në Prokurori, Pacolli tha për mediat se ka shpjeguar para oficerëve të policisë gjyqësore të gjithë kronologjinë e ngjarjeve.



