Kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar mëngjesin e sotëm në “InstaStory”, një nga 100 dështimet sipas tij, të kryeministrit Edi Rama. Basha thotë se një nga arsyet që kanë nxitur largimin e të rinjve nga vendi, janë papunësia dhe korrupsioni, e për këtë, fajëson qeverinë e këtyre tetë viteve.
“6 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cilët janë faktorët kryesor që nxisin largimin e të rinjve? Përgjigja: Papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga të rinjtë si faktorët kryesorë që nxisin rininë të largohet nga vendi”, shkruan Basha.





