Pak orë para seancës aë jashtëzakonshme parlamentare janë intesifukuar sulmet brenda maxhorancës. 1 orë e 30 minuta ka zgjajtur takimi mes krerëve të mazhorancës, që u zhvillua tek Vila 30 në zonën e ish-Bllokut.
Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, kryetari i grupit parlamentarë të PS Gramoz Ruçin dhe ministri i Drejtesise Petrit Vasili.
Pas pëefundimit të takimit kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi u pyet nga mediat se cilët emra kanë propozuar për komisionet e vetingut. Por Ruçi u shpreh, “për emrat ndiqni seancën e sotme në Parlament”.
Takimi mes forcave politike në koalicion u zhvillua pak orë para se të nisë seanca plenare për vetingun në Parlament , ku vlen të theksohet se Partia Demokratike nga ana e saj ka deklaruar se nuk do të jetë e pranishëm në Kuvend.
Nga ana tjetër Ilir Meta u ka dërguar nje letër sot krerëve të grupeve parlamentare ku u kërkon që deri në orën 16:00 të dërgojnë emrat e anëtarëve për komisionin e vettingut. Në ligjin për Vettingun thuhet se ky komision përbëhet nga gjashtë anëtarë, 3 nga maxhoranca dhe tre nga opozita.
Në orën 18:00 kur të jetë seanca do të pritet se cili do të jetë qëndrimi i maxhorancës për tre vendet e opozitës që do të mbeten bosh, ndërsa PS dhe LSI po i mbajnë sekret emrat edhe për pak orë.



