Rama viziton zonat e prekura nga tërmeti: Shtëpitë i rindërtojmë brenda 2020-s

Rama viziton zonat e prekura nga tërmeti: Shtëpitë i rindërtojmë brenda 2020-s

Kryeministri Rama vizitoi sot banorët e prekur nga tërmeti, të cilët e kaluan natën në stadiumin e Durrësit. Rama tha se të gjitha shtëpitë e shembura do të ndërtohen brenda vitit 2020. Kreu i qeverisë tha se situata e vështirë në të cilën vendi u gjet papritur do të lehtësohet edhe falë gatishmërisë për të ndihmuar që kanë shprehur vendet e tjera. Në krah të Ramës ishte edhe Behgjet Pacolli, i cili u shpreh se pa kursyer asgjë përcjell gatishmërinë e Kosovës, për të bërë atë që mund të bëjmë e munden.

“Është situatë shumë e vështirë, por besoj që do t'ia dalim. Ajo që nuk bëjmë dot është të kthejmë në jetë ata që humbën jetën. 

Kemi shumë të plagosur, pjesa më e madhe me plagë të lehta. Kemi gatishmëri për t'i çuar edhe jashtë. 

Është një super skuadër, janë të përgatitur të gjitha ekipet. Me njerëzit që janë jashtë kemi vendosur ti akomodojmë në hotele sepse nuk mund të rrinë në çadër në dimër. 

Në momentin kur ndodh krizë e tillë të gjithë mblidhen. Kemi shumë suport të gjitha vendet. Brenda 2020 besoj do i kemi futur të gjithë në shtëpia", tha kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy