Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë

Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér, me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së Bashkimit Europian.

Në letrën drejtuar homologut Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Spiropali shpreh besimin se “Presidenca Hungareze do të kontribuojë për një Europë më të fortë, më të mbrojtur e më kohezive.

Jam besimplotë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, si një prioritet i Presidencës Hungareze, do të nxisë e përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Qeverisë së Hungarisë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Hungareze dhe procesit të negociatave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy