Miratohet plani miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor/ Parakushte shtesë për Kosovën e Serbinë

Miratohet plani miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor/ Parakushte shtesë për Kosovën e Serbinë

Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbër finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me Bashkimin Evropian dhe rritjen ekonomike në rajon.

Për Kosovën dhe Serbinë do të ketë parakusht shtesë e që është përparimi në normalizimin e raporteve mes vete.

Nga ndihma financiare e BE-së prej 6 miliardë eurosh, Kosova pritet të përfitojë rreth 950 milionë euro, e Serbia 1.7 miliardë.

Me këtë miratim të së martës, përfundojnë të gjitha procedurat. Tani vendet e rajonit do të ftohen që të paraqesin agjendat e tyre të reformave në Komisionin Evropian. Plani i Rritjes për rajonin është pakoja më ambicioze e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

 Qëllimi kyç është dyfishimi i ekonomive të vendeve të rajonit në dhjetëvjeçarin e ardhëm. Plani i Rritjes numëron 6 miliardë euro, nga të cilat 2 miliardë i dedikohen vendeve të rajonit në formë të granteve, ndërsa 4 miliardë tjera në formë të kredive me kamatë të favorshme. Qëllimi kryesor i instrumentit është të mbështesë harmonizimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me synimin për anëtarësimin në të ardhmen në BE, si dhe integrimin e tyre progresiv në tregun e përbashkët dhe social të BE-së.

Objekti do të mbështesë një sërë reformash socio-ekonomike dhe themelore, duke përfshirë reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

Kosova dhe Serbia kanë edhe një parakusht shtesë e i cili lidhet me dialogun. Parakusht për të dyja vendet është që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive “me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme” në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj, si  dhe të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, dhe se ata angazhohen në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy