Protesta para bashkisë/ Balliu: Mision për drejtësi të vërtetë, Veliaj kryehajduti i Tiranës

Protesta para bashkisë/ Balliu: Mision për drejtësi të vërtetë, Veliaj kryehajduti i Tiranës

Klevis Balliu, Shef Organizimi i Partisë Demokratike nga protesta e katërta në radhë para Bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D u shpreh se ky aksion është vijim i një misioni të nisur për drejtësi të vërtetë.

Ai tha se Erion Veliaj. Nuk ka dyshim se shefi i organizatës është Erion Veliaj dhe është turp që ai sot vijon të jetë i lirë ndërsa arrestohen ata që denoncojnë korrupsionin. Sipas tij, kjo betejë duhet të vazhdojë për të larguar korrupsionin nga Bashkia dhe e gjithë Shqipëria.

Vijon një mision i nisur jo për çështje politike por për një drejtësi të vërtetë sepse thelbi është mungesa e drejtësisë. Shikoni pak drejtësia refuzon ti trajtojë si organizatë kriminale këta kur ata ishin më të organizuar se Ndrageta dhe çdo mafie tjetër që ka qenë në Shqipëri sepse në kokë të tyre ishte kryehajduti i Tiranës Erion Veliaj. Nuk ka dyshim se shefi i organizatës është Erion Veliaj dhe është turp që ai sot vijon të jetë i lirë dhe rri në arrest ai që denoncon korrupsionin.

Balliu i ka drejtuar një thirrje policisë për mbështetje dhe për t’ju bashkuar protestës.

Nuk jeni ju ata që u vodhën, sot keni rrogën më të ulët në rajon sepse lekët i fut në xhep Veliaj, nuk jeni ju që paguheni më pak se çdo efektiv tjetër policie, kjo ndodh se Veliaj merr paratë, kur del 5D del emri i Veliajt dhe ndërkohë arrestohet e gjithë Shqipëria përveç atij, ku është drejtësia këtu.

I bëj thirrje policisë se ne s’kemi asgjë me ju por kemi punë vetëm me hajdutët dhe ju duhet të na mbështesni sepse duke mbështetur qytetarët dhe dënuar hajdutët dhe ju do të jeni më mirë nesër. Bashkë kundër hajdutit, ta harrojnë se do fshihen pas fustanit të SPAK se ne do dalim këtu përditë deri sa ta kapim e largojmë. Duhet të vazhdojmë këtë betejë bashkë për të larguar korrupsionin nga bashkia dhe gjithë Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy