Gjosha: Procesi i integrimit nuk është vetëm një proces reformash të mëdha, por...

Gjosha: Procesi i integrimit nuk është vetëm një proces reformash të mëdha, por...

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori sot pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Qendrës për Informim të Bashkimit Europian.

Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë dhe gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe perspektiva për këto vende duhet të jetë e qartë.

Duke u ndalur tek përkimi i inaugurimit të kësaj qendre me 60-vjetorin e traktatit të Romës, traktati themelues i BE-së, ministrja Gjosha theksoi se mesazhet e Paqes, Demokracisë dhe Solidaritetit janë tre parime mbi të cilat projekti Europian është themeluar dhe pas shumë dekadash duhet sërish angazhim i madh për t’i ruajtur të paprekur e për t’i forcuar më tej.

“Dimensioni social i tyre, sjell në qendër dhe vetëm qytetarët. Unë besoj fort se duke i konsideruar ata si aleatin më të fuqishëm, ne do të mund të përballojmë këto sfida, duke u bërë garanti i parimeve mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian, duke nxitur zhvillim ekonomik e shoqëror të qëndrueshëm”, tha ministrja, - shkruan ATA.

Ministrja Gjosha nënvizoi se të gjithë aktorët duhet të kenë gadishmërinë për të ofruar bashkëpunimin real për të punuar për qëllimin e përbashkët: integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Procesi i integrimit nuk është vetëm një proces reformash të mëdha, por është një proces që kalon nga dyert e çdo familjeje, për mirëqenien e tyre dhe të ardhmen e sigurt. Aty qëndron puna jonë më e madhe”, tha ministrja.

Duke shprehur falenderimet për investimet që Bashkimi Europian ka bërë në Shqipëri, ministrja theksoi se janë miliona euro fonde të taksapaguesve europianë, të cilat prej vitesh i janë dedikuar Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë të zhvillohet më tej, të forcojë shtetin e së drejtës, të konsolidojë demokracinë dhe të rrisë standardet e jetesës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy