
Ka nisur edhe këtë të enjte me tensioni senaca plenare ku Garda është mbledhur rreth foltores. Në fjalën e tij Edi Paloka ka deklaruar se ky nuk është parlament për aq kohë sa ti jepen të drejtat kushtetuese opozitës.
Duke ju drejtuar kryeministrit Rama i cili nuk ishte i pranishëm në Kuvend u shpreh se i duket vetja i fortë se ka arrestuar Berishën dhe disa kukulla të tij, ndrësa theksoi se Ramës do ti vijë dita që të ketë fundin e Enver Haoxhës dhe se do të përfundojë duke ardhur era shurrë.
Dua ti kujtoj Ramës se 20 shkurtin erdhën në Tiranë qytetarë dhe sollën copat që kishin tërhequr zvarrë diktatorin dhe kokën e tij ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëja një foto me copat e diktatorit por për fat të keq nuk arrita sepse njerëzit e kishin përmjerrë dhe qelbte erë.
Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën dhe ka marrë ca kukulla ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurtë se kur ti vijë dita dhe Rama era shurrë do të vijë dhe ju që i shkoni pas fundi i tij do t’ju vijë. Nuk është parlament dhe ju e dini mirë këtë, vetëm pamja e këtij parlamenti flet boll për ata që duan të shohin dhe dëgjojnë.
Nëse ju gënjen mendja se do ecni me këtë turp e keni gabim, diktatorët një fund kanë dhe lëreni ta mbuloja shurra shefin tuaj, mos i shkoni pas sepse s’ka parlament këtu deri sa të ti jepen të drejtat kushtetuese opozitës. Nuk keni parlament normal.



