Sulmet në Ukrainë/ Shehu: Jemi të kërcënuar, të hartojmë rezolutë. Kodheli: Merren tjetërkund vendimet

Sulmet në Ukrainë/ Shehu: Jemi të kërcënuar, të hartojmë rezolutë. Kodheli: Merren tjetërkund vendimet

Deputeti demokrat Tritan Shehu në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. Shehu kërkoi në  Kuvend të diskutohet sot për situatën në Ukrainë, e cila u pushtua nga Rusia. Ai tha se duhet të hartojnë një rezolutë, pasi Shqipëria është vend i NATO-s dhe rajoni është gjithashtu i kërcënuar nga agresioni rus.

Të ndryshojë rendi i ditës. Sot jemi përpara një agresioni të madh të demokracisë dhe vlerave në Evropë. Rrezikon padyshim edhe rajoni  tonë. Ky Kuvend, duhet të dalë sot me një rezolutë të qartë dhe të fortë, si parlament i një vendi të NATO-s dhe rajonit tonë që është i kërcënuar. Duhet të analizojë mirë marrëdhëniet midis vendeve dhe largimin nga influenca ruse. Nuk duhet të rrimë pasiv në një agresion të tillë  sepse jemi vend i NATOs.

Ndërsa, deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se shteti shqiptar ka mekanizma të tjerë për të hartuar rezoluta dhe kërkoi që seanca të vazhdojë normalisht.

Unë kam ardhur mbrëmë nga mbledhja e Asamblesë së NATO, ku sigurisht është diskutuar për Ukrainën. Shteti shqiptar ka shumë mekanizma duke filluar nga presidenti që mund të thërrasë këshillin e sigurisë. Sigurisht që ka edhe të drejtën të bëjë rezoluta, por vlerësoj që seanca duhet të vazhdojë normalisht. Shqipëria është vend i NATO merren vendime tjetërkund për këtë gjë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy