Gjiknuri: Premtimet e Këlliçit mashtrime. Fenomeni emigracionit vështirë të ndalohet

Gjiknuri: Premtimet e Këlliçit mashtrime. Fenomeni emigracionit vështirë të ndalohet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është pyetur edhe për premtimet që po bën rivali i Erion Veliajt në Tiranë, Belind Këlliçi, i cili ka premtuar ulje të madhe taksash dhe transport publik falas. Ai i quajti premtimet e Këlliçit "mashtrime" dhe se ky është fenomeni i Sudes.

Populli është mashtruar shumë nga këta tipa dhe nuk ka budallenj më. Ky është fenomeni i Sudes. Edhe Enver Hoxha nuk e bëri falas transportin.

Ndërsa lidhur me shqiptarët të cilët po largohen nga vendi, Giknuri tha se ky është një fenomen që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë.

Ky është një fenomen që nuk është vetëm Shqipëria. Tregjet, ka ndodhur që kërkimi i krahut të punës dhe kushtet që ofrohen të sjellin këtë fenomen. Prandaj dhe vendimmarrjet që kanë të bëjnë me rritjen e pagave synojnë të frenojnë sadopak njerëz nga emigracioni, sidomos njërëz të kualifikuar. Por fenomeni emigracionit është shumë e vështirë që të ndalohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy