Hoxha: Protesta e sotme e opozitës si ato të Lulit dikur, nuk e trondisin pushtetin

Hoxha: Protesta e sotme e opozitës si ato të Lulit dikur, nuk e trondisin pushtetin

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Artan Hoxha u shpreh se protesta e opozitës, nuk ndryshon shumë nga manifestimet që bënte Lulzim Basha, i cili në fund të protestave deklaronte se Rama nuk është më kryeministër, por nuk ndodhte asgjë.

Ai tha se edhe lidershipi i PD tani po vijon të deklarojë "do ta shihni nesër".

Nuk pamë asgjë të re, këto i thoshte dhe Luli, Rama nuk është më kryeministër thoshte ai, vazhdojmë betejën... Kështu tha edhe Noka do ta shikoni nesër. Si do t’ja bëjmë për të krijuar numrin e duhur që rrëzon pushtetin?

Me këta që pamë, nuk e bëjnë maxhorancën, prandaj duhet gjetur një formë tjetër. Kjo mund të shtrëngojë radhët e PD, mund të evidentojë kupolën drejtuese atje por nuk rrëzon pushtetin. Aq më tepër kur ke narko shtet që e akuzon se ka të gjithë pushtetet.

Të shohësh nesër do dalin videot dhe fotot për dhunën ndaj policisë. Kjo që pamë ne sot nuk mjafton për të krijuar centrifugën që të tronditë vërtet pushtetin. Pjesa tjetër ka plot për të gjykuar dhe analizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy