Basha: Sot, dita e fundit politike e Sali Berishës!

Basha: Sot, dita e fundit politike e Sali Berishës!

Lulzim Basha tha gjatë deklaratës së tij se Sali Berisha sot ka pasur ditën e tij të fundit politike në Shqipëri. Sipas tij, asnjë prej objektivave të vendosura nga ish-Kryeministri nuk u realizuan.

Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër përveç se për atë vetë dhe se ai nuk kursen askënd. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale, dëshpërimi për të cilën nuk ka nevojë ta komentoj. Për fat të mirë objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizuan.

Për fat të keq u përballëm jo thjesht me një përpjekje për ç’organizim, por me një përpjekje për të shkatërruar PD ndaj interesave personale të Sali Berishës. Dua të falenderoj edhe ata të cilët për disa javë apo muaj e ndoqën Sali Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, sot të gjithë e dinë, kundërshtarët e mi, dua t’i falenderoj të gjithë që e kuptuan sot planin e vërtetë të Sali Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë kur shikon se ata 500 apo 600 njerëz që erdhën, protagonist në fakt ishte një grup i ngushtë kriminelë, të armatosur të përgatitur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetët e demokratëve me një plan të mirëmenduar dhe të ekzekutuar e frymëzuar nga Sali Berisha. Në një ditë tragjike si kjo ka edhe një dimension historik. Është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe berishizmin, që nuk pranon argumentin ndryshe, nuk pranon rregulllat e partisë, por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton, vetë numëron, vetë shpall rezultet imagjinare.

Dua te falënderoj të gjithë ata që pamundësuan sot nënshtrimin e selisë së PD ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës i cili me mjetet terroriste u përpoq të uzurponte PD. Pamundësuan objektivin tjetër daljen sot me viktima. Derdhjen e gjakut të demokrateve për hallin e Sali Berishës. Në një ditë se kjo, Berisha i ka bërë kësaj partie dëmin më të madh, por i ka dhënë mundësinë më të madhe demokratëve për t’u shkëputur ai. Demokratët e refuzuan dhunën e Berishës, edhe një pjesë e madhe e atyre që kishin ardhur deri këtu… Dua t’i them fare qartë se sot Sali Berisha ka kryer punë me PD dhe demokratët. Nuk përfaqëson më të më të keqen e kësaj partie, por atë që kjo parti ka lënë pas”, tha Lulzim Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy