Gazetari Mariglen Kume thotë se opozita duhej t’i kishte shfrytëzuar mundësitë që i janë krijuar për të çuar përpara strategjinë e saj politike. Në MCN Informacion, ai u shpreh se po zgjidhet protesta, në një kohë kur nuk duhet të mungojnë nismat e tjera brenda institucioneve.
Në këtë periudhë diskutohet edhe projektbuxheti. Duhet të vijnë edhe amendamentet. Kur flitet për të mobilizuar njerëzit, duhet të jetë sa më utilitare. Zoti Berisha disa kohë doli kundër ligjit për barazinë ligjore. Kjo është një mundësi e mirë për të ndërgjegjësuar shqiptarët. Flitet për rritje pensionesh dhe pagash, kur raportet thonë se një çifti të ri i duhen një jetë e gjysmë për të blerë një shtëpi.
Nuk duhej të ndodhte të linit fushë bosh, patët thënë që nuk do të bënit gabimin e Bashës.
Mendoj që Edi Rama i ka larë duart me Erion Veliaj. Në politikë duhet të kemi parasysh që ajo që flitet në publik, është e kundërta në realitet.



