
Nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se partia demokratike nuk është duke u marrë vetëm me Ramën ashtu siç pretendohet, pasi ai tha se kemi parashtruar dhe alternativën tonë.
Sipas tij, ata janë duke punuar për të rritur besimin tek qytetarët të cilët ndjehen të braktisur për shkak të mungesës së komunikimit drejtpërdrejtë me ta dhe se nëpërmjet kësaj rritet dhe mundësia për numrin e votave.
Duhet të ndërtojmë besim sepse njerëzit na pyesin çfarë do të sillni ju dhe Berisha në fjalën e tij krahas fjalës së fortë për rritjen e aksionit opozitar parashtroi disa pika të programit të partisë si rritja e minimumit jetik , ekonomia sepse besimi rrit alternativën. Nuk po themi vetëm Rama, Rama, por po themi dhe alternativën, besimi tjetër është komunikimi politik.
Ajo që ka ndodhur në politikën shqiptare është shkëputja politikës nga publiku i cili ndjehet i braktisur. Ne këtë po e bëjmë sepse besimi ndërtohet me komunikim. Unë vijë nga terreni dhe e di shumë mirë këtë. Besimi është dhe alternativë, do paraqitemi të komunikueshëm sepse mungesa e komunikimit është bërë modë, standard në politikë dhe ne duhet ta ndalojmë këtë gjë. Po nuk rrite besimin nuk e rrit dot numrin e votës. Është varrosur konkurrenca e lirë.



