Basha: Beteja jonë nuk është kundër PS-së, por me një pakicë të korruptuar!

Basha: Beteja jonë nuk është kundër PS-së, por me një pakicë të korruptuar!

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i partisë Socialiste Edi Rama, duke publikuar raportin e muajit mars të Transparency International, që e cilëson Shqipërinë të kapur nga korrupsioni. Basha thotë se beteja e Partisë Demokratike nuk është kundër Partisë Socialiste, por me një pakicë të korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë.

Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë.

Shqiptarët i’a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë.

Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy