
Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, aktualisht kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, thotë se masakra elektorale është vetem gjysma e vërtetës në dështimin e 25 prillit. Sipas Nishanit gjysma tjetër është PD, e cila është kthyer si në 97. Ish-presidenti shkon më tej duke thenë se shqiptrët nuk erdhën ti votonin pavarësisht se përballë kishin një regjim gangsterësh.
“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangterrësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetë.
Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nuk e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve. Ne nuk i ndryshojmë dot realitetin. Shqipëtarët nuk erdhën të na besonin ndaj edhe votuan vetëm 46%. Kur populli do ndryshim, lëshohet si dallgë në qendrat e votimit për ndryshim. Sot kemi vota më shumë se në 2017 po më pak se në 2013 kur disa persona mbajtën përgjegjësi dhe dhanë dorëheqjen. Ne mbetëm përsëri parti e dytë me diferencë të madhe. Po e nisim legjislaturën e re aty ku e lamë në 2019.
Basha jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë perpara se të shpallesh zgjedhje për kryetar partie. Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim që jo. Duhet ngritur nje komision real për analizë kudo nëpër degë e statut të ri për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum. Konisioni mund të ketë marre vendime të gabuara, por është e pamorlashme t’u thuash të perjashtuarve se komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashen. Lideri është lider, sillet me burrni. Mund ta kishte deklaruar të deshtuar komisionin,”-u shpreh Nishani.



