
Dy emra të rinj i shtohen Parlamentit. Ervis Meço nga lista e PD-së Vlorë dhe Artemis Dralo, nga PS-ja kanë bërë sot betimin në seancë.
Meço hyn në Parlament si pjesë e listës shumemërore e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë, pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e kësaj partie.
Ndërsa Artemis Dralo zëvendëson deputetin Flamur Golemi, i cili hoqi dorë nga mandati pasi garon për kreun e Bashkisë së Gjirokastrës.
Pas dorëzimit të mandateve nga dy partitë e opozitës, PD dhe LSI, vendet e tyre janë plotësuar nga kandidatët e listës. Ndërkohë që nga LSI-ja mbetet vetëm një vend pa plotësuar, grupit të demokratëve i mungojnë edhe 18 deputetë.



