Siguria në shkolla, Balla nga Kukësi: Problematika e lëndëve narkotike një sfidë që do ta fitojmë

Siguria në shkolla, Balla nga Kukësi: Problematika e lëndëve narkotike një sfidë që do ta fitojmë

Gjatë vizitës në qarkun Kukës, ministri i Brendshëm ishte në shkollën e mesme "Qazim Shehu", në Shtiqën ku deklaroi se siguria e fëmijëve dhe nxënësve në shkolla do të jetë prioritet i punës e në krye të saj, lufta kundër narkotikëve.

"Kemi shumë punë për të bërë. Nën drejtimin e Prefektit do të marrë jetë Task Forca që cakton perimetrin e sigurisë, me prezencë të shtuar të Policisë për të garantuar sigurinë. Problematika e lëndëve narkotike në shkolla nuk është vetëm në qendër të Tiranës, është një sfidë që ne do ta fitojmë në gjithë territorin e vendit", tha Balla, referuar operacionit të fundit policor "Tempulli", ku 23 grupe kriminale dhe një numër i lartë personash u proceduan.

Ai kërkoi nga të gjitha institucionet të kenë një angazhim të madh, për të krijuar një klime tjetër, të papërshtatshme për kultivimin e paligjshmërisë dhe duke iu gjendur në krah nxënësve.

"Jam këtu me Prefektin dhe drejtues vendorë, AKU, ISHP, Bashkinë e Kukësit, me të cilët duam që të zërë vend një qasje e re, sa i përket sigurisë në shkolla. Prindërit, gjyshërit teksa i sjellin fëmijët në shkollë na i besojnë ne, janë në besën tonë. Mësuesit, drejtuesit e shkollës, Oficeri i Sigurisë, Shefi i Komisariatit, apo Drejtori i Policisë, unë gjithashtu, na duhet të bëjmë detyrën që na ngarkon populli, t'i garantojmë çdo fëmije siguri. Fëmija teksa vjen për në shkollë mund të bjerë pre e keqbërësve. Fenomen mbetet shpërndarja e lëndëve narkotike. Edhe këtu në Kukës ka raste të personave të kapur nga gracka e Policisë për shpërndarje të drogës në shkolla, por ka dhe fenomene si bullizmi, etj.", nënvizoi ministri Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy