
Në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme 2025 kanë nisur edhe përgatitjet nga pozita dhe opozita se kush do te ketë një garë dhe fitore të mundshme.
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, në analizën e tij, u shpreh e teksa zgjedhjet e kaluara priteshin me surpriza, në këto zgjedhje askush nuk pret që të ketë surprizë.
Rama është një njeri që drejton çdo mekanizëm të këtij vendi ku jetojmë, ka të gjitha çelësat dhe përballe tij është Berisha që e ka mbyllur shtëpinë e tij dhe presim dhe ai nga shtëpia të frymëzoj opozitën dhe të mund Ramën, që gjë është e pamundur, kurse Meta bën gjithë qejfet e mundshme. Rama bën edhe drejtorin e aeroportit, edhe të ambasadorit. Bën çdo gjë. Ne presim që Berisha të bëjë opozitën, presim që Doktori të mundë Edi Ramën. Për Ilir Metën më është dukur se e ka caktuar datën për t’u arrestuar dhe deri atëherë bën gjithë qejfet e mundshme. Këtë radhë askush nuk pret që të ketë surprizë në këto zgjedhje. Surprizë do të jetë nëse Rama do të marrë ato 84 mandate për të bërë ato reformat që ka thënë se do t’i bëjë.
Çdo vit kemi qenë të angazhuar në pritje të enigmës së rezultatit, këtë radhë askush nuk pret që të ketë një surprizë në këtë zgjedhje. Surpriza e vetme do të jetë nëse Edi Rama do të mund ti mare ato 84 mandatet që të realizojë ato që ka në kokë.



